E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

A martohen këtë verë Sara dhe Ledri

Çifti më i ëmbël i momentit, Sara Hoxha dhe Ledri Vula rrëmbyen edhe njëherë zemrat e të gjithëve me performancën e tyre në promovimin e “Një Goat për ty”.

Sara u ngjit në skenë me Ledrin dhe dhuruan një super performancë romantike që na shkriu të gjithëve! Ledri po merret seriozisht me projektet e tij muzikore, ndërsa fansat presin mos kemi ndonjë dasmë prej tyre së shpejti.

A martohen këtë verë Ledri dhe Sara? Kjo e fundit iu përgjigj vetë kësaj pyetjeje, në një intervistë për “T7”.

“Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- tha ajo.

Por, a duan ta zgjerojnë familjen?

“Kemi menduar shpeshherë . Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”

Me ç’projekte personale do të vijë Sara këtë verë?

“Do e shikoni shumë shpejt, nuk mund të flas akoma.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit