E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

FOTO – Georgina Rodriguez shkëlqen në Kanë, modelja e veshur me fustan ngjyrë ari kishte në plan të parë format bombastike

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, modelja e njohur Georgina Rodriguez ishte të enjten në festivalin e Kanës dhe ka vendosur që të ndajë me fansat disa foto nga parakalimi i saj në tapetin e kuq.

Ajo mori pjesë në prezantimin e dramës franceze “Last Summer” dhe zgjodhi që në këtë event të shkonte me një fustan ngjyrë floriri.

Influencuesja dhe modelja spanjolle dukej mahnitëse me një fustanin vezullues nga stilisti i njohur ‘Ali Karoui’, zbukuruar me qindra temina.

Ajo është komentuar pozitivisht nga kritika edhe për stilin e flokëve dhe aksesorët që mbante. Fustani i guximshëm prej ari nxirrte në pah format e saj, të cilat ajo i ekspozon shpesh./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit