Policia e Spanjës ka vënë në pranga sy të rinj shqiptar, pasi i ka kapur në një plantacion marijuane në zonën e njohur si Gandia.
Sipas mediave vendase, efektivët e antidrogës gjetën dhe sekuestruan 50 bimë të rritura marijuanë dhe 19 kg gjethe marijuanë.
Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, ndodhen në paraburgimin e Gandias dhe presin të marrin masën ndëshkimore nga drejtësia spanjolle.
Efektivët kontrolluan shtëpinë, e cila ishte e dedikuar tërësisht për kultivimin e bimëve të marijuanës.
Në brendësi të tyre, ata vendosën plantacione në faza të ndryshme kultivimi, si dhe instalime elektrike dhe hidraulike që u shërbenin dhe lëndë tashmë të gatshme për shpërndarje./btvnews.al