Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, diplomati thotë se veprimet e policisë së Kosovës për të ndihmuar kryetarët e rinj të futen në zyrat e tyre janë të dënueshme.
Sipas tij masat e dhunshme duhet të ndalen menjëherë, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”, shkruan ambasadori në mediat sociale.
Ky reagim vjen pas protestave tëserbëve në Kosovë, të cilët kanë bllokuar hyrjen e kryetarëve të rinj në zyra dhe kanë vendosur dhe barrikadat e para./btvnews.al
The United States condemns the ongoing action by Kosovan authorities to access municipal buildings in the north of Kosovo. Today’s violent measures should be immediately halted.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 26, 2023