Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe i kërkon kryeministrit Albin Kurti, që të ndalë menjëherë masat, të cilat ai i quajti të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialog.
Sipas mediave vendase, Blinken dënon veprimet e qeverisë së Kosovës për të cilat tha se po përshkallëzojnë tensionet në veri.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jo stabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Sekretari i Shtetit./btvnews.al