E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Tensionet në veri të Kosovës, Rama kërkon dialog: Ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuar për situatën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi komuniteti serb në këtë zonë ka protestuar dhe ka bllokuar betimin e kryetarëve të rinj të komunave.

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se kjo situatë nuk e ndihmon Kosovën dhe kërkon vetëpërmbajtje duke iu bashkuar apelit të komunitetit ndërkombëtar.

Ai bën thirrje për ulje të tensioneve dhe zgjidhjen e situatës me dialog dhe njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?!

Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë“, shkruan Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit