E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – “Po helmohemi”, banorët e Bulqizës ngrenë alarmin për ujin e pijshëm: Është i ndotur

Prej muajsh banorët e lagjes së vjetër në Bulqizë po përballen me rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm, për shkak të amortizimit të rrjetit kryesor.

Siç shihet edhe nga pamjet, në tubacionin kryesor futen jo vetëm ujërat e minierave, të cilat kanë mbetje të lëndëve plasëse që përdoren në galeri, por përzihen edhe ujërat e zeza.

Banorët flasin për raste helmimi së fundi. Pak vjet më parë në spitalin e Bulqizës u paraqitën me shenja helmimi mbi 50 banorë kryesish fëmijë, për shkak të kontaminimit të ujërave të bardha me mbetjeve të galerive të kromit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit