E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Kisha borxh për të shlyer”, dënohet me 1 vit burg shqiptari që u kap në ‘fermë kanabisi’ në Britani

Një shqiptar i identifikuar si Fatmir Dedja është dënuar me 1 vit burg në Britani, pasi u kap nga policia duke punuar në një fermë kanabisi.

Mediat vendase bëjnë me dije se Dedja kishte shkuar shkuar në Britani në rrugë ilegale dhe trafikantët i kishin marrë 10 mijë.

Siç bëhet me dije, ai sapo mbërriti në Britani u punësua si piktor dhe dekorues, por për shkak se nuk shlyente dot borxhin prej 10 mijë paundësh, u detyra të punonte si ‘kopshtar’ në një fermë kanabisi.

Gatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan 71 bimë të ndara në tre dhoma, të vlerësuar me 39 mijë euro.

Gjatë seancës gjyqësore, 31-vjeçari tha se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.  Ai tha se banda kriminale i hoqi pasaportën, dhe se e kërcënonin se do të dëmtonte familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do të bashkëpunonte./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit