Chiara Ferragni shpesh ekzpozon format e saj trupore, por nuk ngurron as që të pozojë nudo. Së fundmi ajo është kritikuar nga fansat për fotot gjymsë nudo që ka publikuar n♪7 mediat sociale.
Influencuesja italiane me gati 30 milionë ndjekës pozoi e zhveshur, e veshur vetëm me të brendshme para pasqyrës, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbuluar gjoksin me duar.
Që në minutat e para të publikimit, Ferragni mori mijëra komente, ku një pjesë e madhe e publikut të saj online e kritikoi atë.
“Pse zhvishesh?”, “Mjerë fëmijët e saj”, “Nuk mund të bëni një foto të veshur, ndoshta pëlqimet kanë rënë?”, “Të postosh vetëm për të shkaktuar një vërshim komentesh negative është e trishtueshme”, kanë komentuar disa nga ndjekësit e saj, duke treguar se nuk janë dakord me të.
Po italiania e identifikon trupin e saj të zhveshur me slogane në favor të lirisë së grave për të postuar çfarë të duan në internet./btvnews.al