Autoritet në Itali kanë goditur një bandë kriminale shqiptare që operonte në fushën e grabitjes. Për pasojë janë arrestuar pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta.
Mediat italiane shkruajnë se policia e qytetit ka ndalur makinën ku ishin pesë shqiptarë. Gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro cash, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.
Nga hetimet e menjëhershme, doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.
Shqiptarët janë në pritje të komunikimit të masës së sigurisë./btvnews.al