Shqiptarët tashmë kanë nisur kultivimin e kanabist dhe në Gjermani. Spanja dhe Britania nuk janë destinacionet e tyre të vetme, pasi dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat gjermane shkruajnë se dy shqiptarët e moshave, 31 dhe 41 vjeç janë drejtuesit kryesor të një grupi kriminal që operon në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Siç bëjnë me dije mediat, autoritetet gjermane kanë zbuluar një plantacion me 1800 bimë, ku janë kapur në flagrancë dy shqiptarët.
Aktualisht të dy shqiptarët ndodhen në paraburgimin e Geislingen, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia gjermane./btvnews.al