E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Solli titullin në Napoli pas 33 vitesh, Spaleti e gdhend në trup me tatuazh

Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti ka vendosur që ta përjetësojë në trupin e tij fitoren e titullit kampion në Serie A me Napolin.

Trajneri ka bërë tatuazh titullin e fituar nga “axurrët” pas 33 vitesh, duke treguar se për këtë titull është pritur gjatë.

Stema e Napolit, numri 3 dhe stema e kampionatit të Seria A ka vendosur Spaleti të gdhendë në trupin e tij.

Valentino Ruso ishte artisti që mori përsipër t’i bënte këtë tatuazh, ndërsa zbuloi se Spaleti ka bërë tatuazh në krahun e djathtë edhe emrat e tre fëmijëve të tij: Samuel, Federiko dhe Matilde./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit