E diel, 24 Nëntor, 2024

Takimi falenderues me simpatizantët, Rama e pranon: Hipoteka në Vlorë, turpi ynë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me socialistët në Vlorë, kërkoi pastrim nga “njerëzit e këqij” të degës së kësaj partie në këtë qytet.

Teksa foli për Kadastrës në Vlorë dhe tha se është turpi i Shqipërisë dhe tregoi se kishte shumë kritika për drejtuesit lokal.

“Hipoteka e Vlorë është turpi i PS së Vlorës dhe turpi i PS së Shqipërisë. Mora një shembull, ka edhe nga qeveria qendrore për njerëz që na kanë turpëruar, por këto shembuj na shërbejnë jo për të kthyer kokën pas dhe të themi që s’kemi punë, por të na shërbejnë që këto gjëra të mos ndodhin më dhe njerëzit e këqij të mos kenë më vend në asnjë vend ku PS do përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, se me kë kanë krushk, apo komshi.

Është e rëndësishme që në partinë e Vlorës të bëhet një reflektim dhe të jetë fytyra dhe dinjiteti, angazhimi dhe dashuria e atyre që votuan PS,  jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lart duke i parë njerëzit nga lart poshtë. Njerëzit e mirë dhe të përkushtuar duhet ta gjejnë vendin”, tha Rama.

Ndërsa komentonte rezultatin e zgjedhjeve për këshillat bashkiakë tha se PS ka marrë votën e vet, të konsoliduar dhe bashkuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit