Ish-zëvendësministrja e Financave në qeverinë Rama, Irena Beqiraj, si rrallë herë ka folur për largimin nga posti që ajo mbante, duke argumentuar edhe arsyen. Ajo tha në emisionin “Bilardo” në MCN se ishte “shumë e vjetër” për të mësuar përshtatjen. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Irena Beqiraj deklaroi se aryeja përse ajo dha dorëheqjen nga karriera politike me koshiencë ishte se zgjodhi të qëndronte e drejtë dhe të ishte vetvetja.
“Ajo që unë kuptova shumë shpejt në ato korridore se unë isha shumë e vjetër, për të mësuar përshtatjen si numër 1, dhe me koshiencë zgjodha mos të përshtatem. Me koshiencë zgjodha këtë gjuhën e mprehtë dhe aspak të rrumbullakosur dhe të them atë që është e drejtë dhe për këtë arsye me koshiencë vendosa të mos kem asnjë lloj karriere në politikë.
Në këtë aspekt mendoj se i jam Ramës borxhlie. Mund të kisha ndenjur në grupin e qeverisë Rama sa të doja unë, problemi qëndron se unë jam një personalitet mbase i vështirë, dhe më mungon elasticiteti dhe përshtatja, konformizmi, kështu që duke qenë moskonformiste dhe duke parë që një pjesë e mirë e imja ndryshonte nga grupi, vendosa që të largohem nga aty”. /btvnews.al