E enjte, 28 Nëntor, 2024

Pa patentë dhe e dehur në timon, 22-vjeçarja nuk i ndalon policisë. Makina del nga rruga, plagoset vetë dhe pasagjeri

Një 22-vjeçare ka mbetur e plagosur së bashku me një të ri pasi makina me të cilin lëviznin u aksidentua.

22-vjeçarja me iniciale S. D., banuese në Tiranë u arrestua pasi mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /brvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit