E hënë, 21 Prill, 2025

Aksident me përmasa tragjike, vdes 50-vjeçarja dhe plagosen 7 pasagjerë të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Kapshticës. Policia sqaron se në aksident janë përfshirë dy vetura “Ford” dhe “Benz”.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka ndërruar jetë një 50-vjeçare që ishte duke udhëtuar në mjetin tip “Ford” dhe janë plagosur 7 persona të tjerë, që po ashtu ishin pasagjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj.

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit