E diel, 20 Prill, 2025

Gati 24 mijë të vdekur në Shqipëri gjatë vitin 2022, zbuloni shkaqet dhe gjininë me më shumë vdekje

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2022, është 23.998, duke
shënuar një rënie prej 21,3 % vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Institutit të Statisitikave, në vitin e shkuar u regjistruan 12.921 vdekje për meshkujt dhe 11.077 vdekje për femrat. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, 97,0 % e vdekjeve gjithsej të regjistruara ishin natyrale.

Vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara, dhe vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. Në vitin 2022, më shumë se ngjysma e vdekjeve (54,5 %) kishin këtë shkak kryesor. “Sëmundjet kronike të zemrës” (42,2 %), “Sëmundjet të enëve të trurit” (22,5 %) dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” (22,3 %) zënë peshën më të madhe të vdekjeve në grupsëmundjen “Aparati i qarkullimit të gjakut”. Krahasuar me vitin paraardhës, vdekjet nga kjo grupsëmundje kanë shënuar rënie me 18,2 %.

Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me peshën mët ë lartë të vdekjeve (20,3 %). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 4,9 % më pak humbje jete. Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 82,3 % të vdekjeve për këtë grupsëmundje dhe shkaku kryesor është “Vdekje nga pleqëria”.

Grupsëmundja “Tumore” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve tëregjistruara, 13,5 % të vdekjeve gjithsej. Krahasuar me vitin 2021, janë  regjistruar 5,7 % më pak humbje jete nga kjo grupsëmundje. “Tumore malinj të aparatit të tretjes” (36,8 %) dhe “Tumore malinj të aparatit të frymëmarrjes” (23,4 %) përbëjnë peshën më të madhe të vdekjeve në këtë grupsëmundje. Krahasuar me vitin 2021, vdekjet nga grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” zë peshën kryesore në rënien gjithsej të vdekjeve të regjistruara gjatë vitit 2022.

Vdekshmëria sipas gjinisë

Nga 23.998 të vdekur gjithsej, 53,8 % ishin meshkuj dhe 46,2 % ishin femra. Si te femrat dhe te meshkujt, grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” përbën shkakun kryesor të humbjeve të jetës, përkatësisht 53,3 % meshkuj dhe 56,0 % femra. Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” përbën shkakun e dytë kryesor të vdekjeve për të dyja gjinitë, ku përqindja e vdekjeve te femrat është më e lartë se te meshkujt, 23,9 % me 17,2 %. Grupsëmundja e tretë vijon “Tumore”, me përqindjen më të lartë të vdekjeve te meshkujt (15,7 %) krahasuar me femrat (10,8 %).

Vdekshmëria foshnjore

Në vitin 2022, janë regjistruar 161 vdekje foshnjore. Norma e vdekshmërisë foshnjore është 6,5 për 1.000 lindje të gjalla, përkundrejt 8,4 në vitin 2021. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes (perinatale)” me 52,8 % dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 21,1 % të vdekjeve të regjistruara./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit