Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur me 7 kg kanabis dhe 3800 euro cash në banesë.
Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar në Volos të Greqisë.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë 6.718 gr kanabis dhe 3830 euro cash, të ardhura nga shitja e drogës.
37-vjeçari është në pritje të masës ndëshkimore nga drejtësia greke. /btvnews.al