Duket se sidomos këtë periudhë të vitit, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi ia kushtojnë njëra-tjetrës dhe pushimeve ekzotike. Edhe këtë herë dy shoqet e ngushta kanë zgjedhur Egjiptin për të kaluar disa ditë larg rutinës së përditshme. Aktoret kanë ndarë në Instagramet e tyre disa foto interesante “vibe” pushimesh.
“Edhe jemi zënë këto ditë për mospërputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e postimit të fundit.
Kujtojmë që edhe një vit më parë në fillim të muajit korrik Arjola dhe Adriana udhëtuan për pushime po në Egjipt. Si duket ky qenka destinacioni i tyre i preferuar, ku patjetër kalojnë çdo verë.