E premte, 29 Nëntor, 2024

Pas daljes nga BBV këndon në dasma, Maestro tregon sa para merr: Nëse ia hedhin dhëndrrit…

Armaldo Kllogjeri, ka rrëfyer detaje të cilat rrallëherë zbulohen në botën e ekranit dhe televizionit kur bëhet fjalë për paratë. Ish-banori i BBV ka folur pa dorashka dhe ka zbuluar se sa pasioni dhe profesioni i tij muzika, e ka shpërblyer nga ana monetare.

Ai u pyet se sa para merr nëpër dasma, pa treguar shifra konkrete tha se paguhet goxha mirë dhe mundohet gjithmonë të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të bëjë kompromis për dasmat.

Sa lek merr nëpër dasma dhe si ja bën për bakshishet?

Ç’është e vërteta nuk tregohet se sa Lek marrim. Marrim! Ajo që marrim, të paktën unë personalisht, nuk dua të dëmtoj as atë që më jep lekët, por gjejmë një kompromis.

Të hedhin bakshish?

Në qoftë se mi hedhin mua, padyshim i marr unë. Nëse ia hedhin dhëndrrit, i merr dhëndri.

Kujtojmë se Armaldo kllogjeri para eksperiencës në BBV, punonte si tenor në Teatrit të Operas dhe Baletit, por për shkak të tejkalimit të afati lejes, ai është pezulluar automatikisht nga puna./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit