Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se ai ka rënbë në prangat e policisë mbrëmjen e së dielës, pasi ishte duke tentuar të shkonte në Francë me dokumente false.
Atij i ishte refuaur hyrje dhe mëherët dhe për të mbërritur në Francë falsifikoi dokumentet, por nuk i shpëtoi dot policisë.
Mësohet se 34-vjeçari, udhëtonte me pasaportë dhe kartë identiteti të kombësisë greke.
I riu ndodhet aktualisht në urgjencën e spitalit të Parinit, për shkak të problemeve shëndetësore të raportuara pas arrestimit. Sakaq pritet masa ndëshkimore nga drejtësia italiane./btvnews.al