E hënë, 21 Prill, 2025

Rama vijon takimet falenderuese: Nëse ky vend bëhet, këtë vend e bën vetëm PS

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vijuar takimet falenderuese me qytetarët pas fitores së zgjedhjeve lokale në 14 Maj. Rama këtë të hënë u ndal në Korçë dhe rezultatin e 14 Majit e shikon si një sfidë që i kanë bërë qytetarët.

Para qytetarëve ai tha se Shqipëria do bëhet, por shtoi se vetëm PS mund ta bëjë këtë vend.

Shqipëria është në një kthesë të madhe dhe rezultati i 14 Majit është sfida jonë të jemi forca që e çon këtë vend vetëm përpara. Nëse ky vend bëhet, këtë vend e bën vetëm PS. Nëse nuk e bëjmë ne, askush tjetër nuk e bën dot. Nëse nuk e bëjmë ne sot, ky vend do të lëngojë për shumë kohë.

Ne do ta çojmë përpara vizionin e Shqipërisë 2030, ne do ta bëjmë Shqipërinë kampion të rajonit. Shqiptarët do të gjejnë arsye për të qenë krenarë, për t’u kthyer dhe për të investuar këtu të ardhmen e tyre“, u shpreh kreu i qeverisë.

Po ashtu Kryeministri Rama jua kërkon të gjithë kryetarëve të bashkisë së qarkut Korçë që të jenë pranë qytetarëve e të dëgjojnë problemet e tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit