Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme është ndalur në Durrës, teksa ka zhvilluar një takim me të rinjtë. Basha u shpreh se rinia shqiptare është lënë pas dore dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeverisja.
Teska bisedoi me të rinjtë, Basha përsëriti propozimet e tij se si mund të përmirësohet situata në Shqipëria dhe rinia të dëgjohet.
“Ligji për dekrimanalizimit nuk lejonte kriminelët në bashki apo parlament. Iu gjet zgjidhja nga ustallarët, çonin djemtë, dhëndërrit. Dy propozime japin zgjidhje kësaj gjendje: Lista të hapura, kush renditet më lartë, do shkojë në parlament.
Edhe kjo nuk është garanci e mjaftueshme. Sepse disa i marrin votat me para, kërcënime me joshje. Ndaj ky ilac funksionon nëse merret me ilaçin tjeter, vetingu i politikanëve.
Vetingu i sistemit te drejtesisë ka nisur, po kështu po funksionon në polici. Këtë e propozuam edhe në politikë. Politikanët që kanë lidhje të papërshtashme nuk mund t’i mbrojnë qytetarët shqiptare“, tha Basha./btvnews.al