Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritete franceze në qytetin e Lionit pasi u kap me heroinë dhe kanabis.
Sipas mediave franceze gjatë kontrollit atij iu gjetën disa doza heroine gati për shitje.
Policia pas dyshimeve që kishte për të, zhvilloi dhe një kontroll në dhomën e hotelit ku ai qëndronte dhe arriti të gjende një sasi rreth 200 gramë heroinë, si edhe rreth 50 gramë kanabis.
Po ashtu efektivët gjetën 2000 euro që besohet se janë përfituar nga shitja e drogës./btvnews.al