E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vetëm dy javë pas lindjes, Eliona Pitarka mezi pret të jetë sërish shtatzënë!

Në atë që këtë vit përkoi më ditën e nënave, pra me 14 maj Eliona Pitarka solli në jetë vajzën e saj të dytë.

Që nga ajo ditë videot para dhe pas procesit të lindjes apo edhe portreti i bebushes nuk kanë munguar në rrjetet sociale të moderatores. Së fundmi ajo ka ndarë një foto të realizuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë, ku interesant në këtë mes është përshkrimi që i ka bërë.

“Ua sa shpejt më mori malli per barkun. Këtu kuptoj që do bëj patjetër prapë bebe
Nuk e imagjinoj dot që të mos jem më kurrë shtatëzënë! A kam këtu mama që sa kanë lindur dhe që mendojnë që tani për bebe tjetër ? Apo jam shumë e çmendur?”-shkruan Eliona.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit