Banorët e fshatrave Dom e Zall – Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit vijojnë të ngrejnë shqetësimin e urës që i lidh ato me rrugën nacionale Klos – Burrel.
Për banorët e këtyre dy fshatrave ndërtimi i një ure të re është emergjencë sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi. Ura aktuale që njihet si ura e Domit vijon të jetë në gjendje të dëmtuar për shka të problemeve që ka qoftë me kavot mbajtëse e qoftë me shtresën prej dërrase.
Banorët që u prononcuan thanë se tashmë ka ardhur koha që pas 33 vitesh demokraci edhe ata të shkojnë të sigurtë në shtëpijat e tyre pasi kjo urë është e vetmja mundësi që ata të qarkullojnë me automjete drejt Burrelit, Klosit apo qyteteve të tjera të vendit.
Ura tip pasarel që lidh Domin me rrugën nacionale Klos – Burrel është bërë vazhdimisht rrezik për mjetet pasi shtresa prej dërrase nuk reziston gjatë, ndërsa edhe kavot e çelikut janë dëmtuar./btvnews.al