E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Ceremonia do të zhvillohet në Toskana, zbulohet data e dasmës së Arbana Osmani dhe Eduart Grishajt

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë vendosur që dashurinë e tyre ka kurorëzojnë me një dasmë këtë verë.

Pasi pranuan se do të ketë një ceremoni, e cila do të zhvillohet në Toskana në Itali, janë mësuar detaje të reja.

Sipas mediave rozë, bëhet me dije se dasma e tyre do të jetë private, me pak të ftuar dhe do të mbahen në datën 17 Qershor. 

Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit, por nuk do të mungojnë as këngëtarët më të njohur që do ndezin atmosferën.

Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit