Për ditën e sotme (E martë 30 Maj 2023) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet të shoqëruara me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 15 deri në 22 °C, në vendet e ulëta nga 11 deri në 23 °C dhe në vendet malore nga 8 deri në 21 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin dhe nuk do të shkaktojë probleme./btvnews.al