Monedha europiane po shënon rënie drastike. Pas një rritje të lehtë pas zgjedhjeve të 14 Majit, Euro sot ka prekur nivelin më të ulët historik.
Sipas kursit të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye këtë të martë më 110.19 Lekë, duke shënbuar një rënie historike.
Pavarësisht se u forcua në dy javët që përkojnë me javës pas zgjedhjeve, Euro ka njohur një rënie graduale.
Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se monedha europiane do vazhdojë të qëndrojë e zhvlerësuar në raport me Lekun, pasi sezoni turistik ka nisur dhe kjo monedhë do qarkullojë më sdhumë në tregun vendas./btvnews.al