Përgjatë një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto ku shihet pamje nga hapja e Tunelit të Murrizit.
Kryeministri shprehet se na ndajnë vetëm pak metra nga hapja përfundimtare edhe që Dibra të behët jastëku i gjelbër i Tiranës.
Postimi i Edi Ramës:
Edhe hapja e Tunelit të Murrizit po përfundon.
Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të vihet në vijë përfundimisht
Gjeologjia tejet e vështirë solli vonesa të paparashikuar në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës.
/btvnews.al