E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“KFOR nuk e bëri punën siç duhet”, Petkoviç akuza Albin Kurtit: Synoi të ndizte konfliktin në rajon

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, në një deklaratë pas takimi me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, fajëson Albin Kurtin për situatën në veri të Kosovës.

Sipas tij, gjithçka që ndodhi dje dhe fundjavën e kaluar, u bë për shkak se Albin Kurti synonte “të ndizte jo vetëm veriun por edhe të gjithë rajonin në konflikt”. Po ashtu ai shton se #do gjë është pasojë e drejtpërdrejtë e një sërë lëvizjesh të njëanshme nga Prishtinë, për të cilën Beogradi vazhdimisht ka ngritur alarmin.

Petkoviç tha se ngjarjet në veri mund të parandaloheshin “nëse KFOR-i do të kishte përmbushur mandatin e tij dhe të premten do të parandalonte kryetarët ilegalë dhe jolegjitimë, si dhe pjesëtarët e policisë speciale, që të pushtonin objektet serbe në Veriu”.

Ai shtoi se serbët janë të vendosur të mbrojnë të drejtën e tyre për të qëndruar dhe mbijetuar në Kosovë dhe se Beogradi do të vazhdojë të avokojë së bashku me ta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në krahinë dhe rajon./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit