Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar ashpër pas gjestit provokativ dhe nacionalist të tenistit serbe, Novak Djokoviç, i cili në përfundim të ndeshjes në French Open, shkroi në ekranin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.
Pas këtij gjesit që cilësohet si i turpshëm dhe i papranueshëm për botën e sportit ka ardhur dhe reagimi nga presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, i cili në një deklaratë zyrtare thotë se mesazhi i Djkoviç nxit tension mes Serbisë dhe Kosovës.
“Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje.
Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.
Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike”, shkruhet në komunikatë.
Por kjo nuk është hera e parë që Djokovic përkrah gjëra të tilla që janë kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqen nga tifozët serb./btvnews.al