E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Kthejuni një përgjigje qytetarëve”, Lulzim Basha-qeverisë: Mashtrimet dhe sulmet janë alibia juaj për të mbrojtur pushtetin dhe për të penguar ndryshimin

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur pro procesit të vettingut politik dhe hapjes së listave.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka kërkuar nga të pranishmit në takimin e Durrësit të shprehen nëse janë pro hapjes së listave dhe vettingut në politikë,

Ai shkruan se sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.

Postimi i plotë:

Kthejuni një përgjigje njerëzve.

A jeni për listat e hapura? Po apo jo?

A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?

A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?

A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjesonit? Po apo jo?

Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit