Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur me pseudonimin “Stresi”, ka reaguar ashpër lidhur me situatat e fundit në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në mediat sociale, Stresi deklaron se do t’i dalë në mbrojtje Kosovës dhe se është gati për të luftuar.
“Le t’vi k*rvat se gati na kanë, i pari prej Tirane me shok e me miq jemi për Kosovë Besa-Bes”, shkroi reperi shqiptar në profilin e tij.
Ky reagim vjen pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku qytetarët serb nuk pranojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave të ushtorjnë detyrën e tyre./btvnews.al