E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ulen ndjeshëm lejet e ndërtimit, çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT për 3-mujorin e parë të vitit 2023

Në tremujorin e parë 2023 janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 397 leje të miratuara në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,1 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m2, nga 1.031.088 m2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7 %.

Sipas shifrave të publikuara nga Intituti i Statistikave, në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 46,3 %./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit