E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Lushnje, grabitet banesa e 37-vjeçarit, Policia shoqëron disa persona

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas mesnate në një banesë në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

Pronari i banesës A. Gj., 37 vjeç ka njoftuar policinë duke thënë se persona të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit