E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ngjarja e rëndë, një 17-vjeçar mbytet në lumin Mat

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Mat, pasi një 17-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumë.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se i riu është mbytur në vendin e quajtur “Ura e Zogut”, mbi lumin Mat.

Sipas informacioneve paraprake, i riu rreth 17 vjeç nga Fushë-Miloti, po peshkonte në lumë dhe në një moment, ai ka hyrë të lahet dhe nuk ka dalë më.

Forca të shumta policore dhe ambulance ndodhen në vendin e ngjarjes, por ende nuk është nxjerr trupi i pajetë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit