Mesazhi nacionalist i tenistit Novak Djokoviçit për Kosovën në French Open është dënuar nga autoritetet vendase. Ministria franceze e Sportit ka deklaruar se mesazhi i Djokoviç është i pavend dhe nuk duhet të përsëritet më.
Ministrja tha se sporti duhet të jetë gjithmonë neutral dhe nuk duhet të ketë mesazhe politike, që janë të dënueshme.
Djokoviç shkroi në lenten e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”, duke iu referuar tensioneve që po ndodhin në veri të Kosovës, por deklarata e tij nacionaliste është e dënueshme, pasi sporti nuk përfshihet kurrë në politikë./btvnews.al