Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka surprizuar një prej shumë fansave të tij, të cilët e ndoqën dhe e pëlqyen për 4 muaj me radhë.
Kristina, një zonjë që nuk jeton në Shqipëri ishte në mesin e shikuesve të rregullt të spektaklit dhe videot e saj në rrjetet sociale ndërkohë që shfaqte admirimin për artistin janë bërë virale.
Luizi ditën e sotme e ka suprizuar me një telefonatë, duke e falenderuar atë. “O bota ime, si je o engjëll, faleminderit shumë, faleminderit shumë, jam shumë e emocionuar”, ka reaguar gruaja gjatë telefonatës me kamerë.
“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar. Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar këngëtari krahas videos./btvnews.al
View this post on Instagram