1 qershori, dita nderkombetare e femijeve eshte festuar sot ne qytetin e Bulqizes nga femijet e moshave te ndryshme.
Femijet te veshur me veshje festive dhe kombetare jane mbledhur ne qender te qytetit duke kenduar e kercyer nen ritmin e muzikes,te shoqeruar edhe nga prinderit e tyre.
Me pas aktivititeti ka vijuar ne sallen e kinemase ku qendra kulturore e femijeve me mbeshtetjen e bashkise dha nje koncert me kenge rrecitime dhe valle te ndryeshme.
Për më shumë se 1 orë, fëmijët u argëtuan nën ritmet e këngëve e valleve, të përgatitura me profesionalizëm e përkushtim nga Qendra Kulturore e Fëmijëve nën drejtimin e Leonard Lalës, e Kujtim Shehut.
Programi ishte përgatitur me mjaft kujdes, me një gërshetim të këngëve, valleve dhe recitimeve, që bëri të mirepriten mjaft mirë nga fëmijët.
Ne kete aktivitet mori pjese edhe kryetari aktual I bashkise Gezim Xhafa si dhe kryebashkiakja e re Festime Mjeshtri te cilet pershendeten femijet ne diten e tyre./btvnews.al