E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin

Apeli i GJKKO konfirmoi sot arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, që ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave, ndërsa vendosi lirimin nga qelia të Pandeli Kokaveshit. Shkak për lirimin e këtij të fundit është bërë gjendja shëndetësore e tij. Gjatë seancës gjyqësore, avokati Marsel Zhupi ka deklaruar se Kokaveshi ka bërë transplant zemre një vit më parë dhe sipas tij duhet ndjekur nga mjekë të huaj.

Kryebashkiaku Beleri nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe u përfaqësua nga avokati i tij, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie.

Shkak për mos prezencën e kryebashkiakut Belerit në seancë është bërë fakti se ky i fundit është i shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan më 12 maj, në mesnatë me akuzën për blerje votash, pas dëshmisë së një të infiltruari të policisë se ishin paguar 40 mijë lekë për 8 vota në bashkinë e Himarës, nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit