Video-ja që ka qarkulluar më herët e Deas nuk më ka pëlqyer si e ka thënë brenda në shtëpi, si e ka shprehur dhe ka kërkuar falje se brenda ka thënë që ka qenë një keqkuptim ndërsa jashtë ishte diçka tjetër dhe dhe storyn e saj që ka treguar brenda e pash që ishte më ndryshe jashtë”- tha Nita në një intervistë për deklaratën e Dea Mishel lidhur me jetimët.
Dea kërkoi falje për deklaratën brenda shtëpisë së “BBV”, por Nita Latifi nuk i ka besuar fjalëve të saj, duke u shprehur se Dea ka gënyer.
Pas daljes nga shtëpia, Dea gjithashtu ka reaguar për deklaratën e Nitës duke thënë se mendon që fama mund ta ketë ndryshuar.
“Në raport me mua, nga fama mendoj që mund të ketë ndryshuar pak Nita. Sepse kam parë që ka bërë deklarata të vazhdimshme për mua, ndërkohë që brenda shtëpisë ne kemi patur marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.”- u shpreh Dea, duke lënë të kuptohet se nuk i kishte ardhur mirë nga deklarata e këngëtares.