Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Diskutimet u zhvilluar gjatë samitit evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.
Presidetja e Kosovës shkruan se “në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç”.
“Me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, sqaroi ajo më tej në mediat sociale./btvnews.al