Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Moldavi bashkë me liderët e tjerë të Evropës për samitin e Komunitetit Politik Europian është filmuar në një momen të sikletshëm me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Rama dhe Meloni janë shfaqur shumë të afërt, dhe shihet teksa Rama e përqafon dhe e puthë në qafë atë.
Ky moment ka kaluar me buzëqeshje nga të dy protagonistët. Pamjet u publikuan nga kryeredaktorja e Euroactiv, Aneta Zachová në Twitter.
‘A nuk duhet të punoj për një tabloid? Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ‘ngacmoi’ kryeministren italiane Giorgia Meloni’, shkruan gazetarja në mediat sociale./btvnews.al
Neměla bych náhodou pracovat pro bulvár?
Podařilo se mi zachytit, jak albánský premiér Edi Rama pomuckal italskou premiérku Giorgiu Meloni.#EPCMoldova pic.twitter.com/NuXbN8xU73
— Aneta Zachová (@AnetaZachova) June 1, 2023