Një ditë pas njoftimit se festivali Sunny Hill nuk do të zhvillohej ka reaguar dhe Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare, konfirmon lajmin e nuk do të ketë festival dhe tregon arsyet pse është marrë ku vendim.
Ylli i muzikës pop ka postuar në “Instastory” njoftimin zyrtar dhe në të shkruan: “Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që “Sunny Hill Festival” përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë.
Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të “Sunny Hill Festival” në fundjavën e parë të gushtit 2024”.
Bukuroshja shqiptare është dhe krijuesja e këtij festivali që vitin e kaluar u mbajt dhe në Tiranë dhe jo vetëm në Prishtinë./btvnews.al