Sali Berisha ka publikuar sot sloganin e ri që vjen pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit.
“Zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i Berishës, ku duket se do të përqendrohet dhe beteja e tij politike.
“Pas nesh është baneri me sloganin e ri pas zgjedhjeve të 14 majit. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, e nisi fjalën e saj zëdhënësja e tij, Floriana Garo në daljen e përjavshme para mediave. /btvnews.al