Granit Xhaka ka vendosur që t’i japë lamtumirën skuadrës së Arsenalit, pasi disa sezonesh të suksesshme.
Pasi pohoi se do të largohej nga Angli, shumë oferta pati në drejtim të tij. Prej ditësh raportohej për tratariva nga Leverkuseni por si duket, për Xhakën ka edhe oferta më të mira se ajo e “aspirinave”.
Bajern Mynih ka hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit dhe i ka ofruar një kontratë 3 vjeçare me opsionin rinovimin edhe për një sezon tjetër.
Diçka e tillë është raportuar nga mediat në Gjermani e Zvicër dhe mesa duket, Xhaka do të jetë pjesë e bavarezëve.
Granit Xhaka e njeh kampionatin gjerman për shkak se ka luajtur me Gladbahun për 4 sezone, para se të transferohej te Arsenali në vitin 2016./btvnews.al