Deputeti i PD-së, Flamur Noka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për herë të dytë.
Ligjvënësi demokrat do të pyetet ne cilesine e kallezuesit për denoncimet për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe si person që ka dijeni.
Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit, ku dha më tepër sqarime dhe u pyet si deklarues.