E enjte, 28 Nëntor, 2024

Lirimi me kusht i Tahirit, reagon Yuri Kim: Zhgënjyese, gjyqtarët do kenë pasoja

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me lirimin me kusht të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kim në një postim në mediat sociale shkruan se është e zhgënjyer nga drejtësia dhe paralajmëron se gjyqtarët do të kenë pasoja.

Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit