Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Panairin Kombëtar të Shkollave “Art dhe Zeje 2023”, ku qindra nxënës prezantuan punimet e tyre të punuara me dorë.
Rama tha se ky projekt duhet të kthehet në një traditë dhe të gjtihë fëmijët të marrin njohuri ttehr artit dhe zejeve, për të ruajtur dhe traditën
“Sfida jonë është që programin ta zgjerojmë edhe në shkolla tjera, në pjesëmarrje, në gamën e disiplinave të tij dhe ta bëjmë një program që nga një risi të kthehet në një traditë, në një hapësirë ku të gjithë ju dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi.
Të mund të kenë kushtet mësuesit për të zhvilluar talentet e tyre, por edhe për t’u njohur me rrugë të reja të eksplorimit të vetvetes, e me eksperienca të reja që kanë të bëjnë me artin, zejet, me historinë botërore e shqiptare. Dua nga zemra të ju përgëzoj“, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al